Nga lavatriçja tek frigoriferi, Balluku: Këto janë pajisjet shtëpiake që harxhojnë deri në 800 kWh në muaj

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar një tabelë shpjeguese për konsumin e energjisë deri në 800 kWh në muaj.

 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se janë analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa sugjeron qytetarët të kursejnë.

 

“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kWh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan ministrja.

 

Kujtojmë se nga 1 tetori konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh.

 

Konkretisht, tarifa për blerjen e energjisë është 35 lekë për kWh, plus 7 lekë tarifat e transmetimit.

 

Kjo rritje e energjisë të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë që më pas do të ketë një vendimmarrje të dytë edhe në varësi të situatës meteorologjike.

“Hodhi acid në depozitë, gruas i ra lëkura copa”, Razimi bën akuzën e tmerrshme ndaj kunatës

Veç fyerjeve, tashmë mes dy kunetërve në “Shihemi në Gjyq” kanë nisur edhe akuzat. Razimi i thotë kunatës së tij në studion e “E...

Veç Borës e Donaldit, Semi pohon se ka bashkuar edhe një çift tjetër në showbiz!

Mbrëmjen e sotme, Semi Jaupaj ka qenë mes shumë të ftuarish të tjerë në emisionin “Zemër Luana” në autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës....

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME