Katërfishimi i çmimit të energjisë nga 1 tetori/ Gazetari i njohur ngre alarmin dhe zbardh gjithë të vërtetën: Ta ‘rruajnë’ një 100-çe në muaj me këtë lloj skeme

Enti Rregullator i Energjisë miratoi të premten propozimin e qeverisë për të 4-fishuar çmimin e energjisë elektrike nga 1 tetori, për çdo kilovat të harxhuar mbi fashën 800 Këh. Nga ky vendim do të preken mbi 71 mijë familje.

 

Gazetari Klodian Tomorri në një reagim në rrjetet sociale, thotë se bordi i ERE-s ka caktuar çmimin aq sa e ka kërkuar qeveria, ndërkohë që për interesin publik, mund të miratonte një tjetër çmim më të ulët.

 

Një tjetër problem që ngre gazetari në reagimin e tij është fakti që lexuesit e matësave elektrikë nuk shkojnë brenda muajit në familjet shqiptare dhe nga 1 tetori, nëse leximi i matësit vonon, kjo do të rrezikojë që familjet të paguajnë më shumë nga çfarë konsumuar realisht gjatë muajit.

 

“Faturisti nuk vjen ne daten 31 per te lexuar sahatin, por vjen ne daten 4 per shembull. Ta rruajne nje 100-ce ne muaj me kete lloj skeme”, shkruan gazetari.

 

Reagimi i plotë i gazetarit Klodian Tomorri:

 

Keta te Entit Rregullator edhe mund ta benin cmimin e ri te energjise 1 leke me pak nga ai qe kerkoi qeveria psh. Thjesht sa per t’u dukur qe jane burra me autoritet.

 

Se ne qofte se keta miratojne ca u thote qeveria per cfare duhen pastaj? Me mire i rrisim rrogen Rames dhe ministrave se sa paguajme pleqte e urte te ERE-s.

 

Tani, kjo puna e dy fashave do krijoje nje problem te madh ne menaxhim. Se ceshtja ketu eshte, qe OSHE ka incentive te mbledhe me shume para apo jo. Dhe ka nje metode shume efikase. Faturisti nuk vjen ne daten 31 per te lexuar sahatin, por vjen ne daten 4 per shembull. Ta rruajne nje 100-ce ne muaj me kete lloj skeme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...