“Donte të më puthte me zor në buzë!” Moderatorja tregon momentin e sikletshëm me të ftuarën në emision

Së fundmi e ftuar në “Glamour Zone” në RTV Ora ka qenë ish-konkurentja e Përputhen Antonia Gjoka.

 

Në rubrikën “pyetje hot”, moderatorja i ka dhënë mundësinë të ftuarës t’i drejtojë një pytje, të cilës duhej t’i përgjigjej me doemos. E pyetur se cila ka qenë kërkesa më e çuditshme që një e ftuar i ka bërë në emision, Ester Bylyku nuk hezitoi të tregonte rastin kur i kanë kërkuar të putheshin në buzë për show.

 

“Ka nga ato raste që ka të ftuara që nuk duan të bëjnë show, ka dhe nga ata që duan të bëjnë shumë show. Ka qenë një rast me dikë që ka qenë e ftuar në emision (vajzë) dhe më kërkoi të bëjmë show. I thash pa merak do të bëj pyetje të bukura. Në rregull tha, po unë kam një mendim më të mirë tha do të të puth në buzë. I thashë jo dhe nuk e kam menduar,”-u shpreh moderatorja.”

 

Më herët kujtojmë që Bylyku u përfol gjatë për një lidhje me Fisnik Sylën. Mirëpo me një postim në Instastory, moderatorja mohoi zërat se është në një lidhje me biznesmenin.

 

“Nuk jam në një lidhje. Me asnjë figurë publike!!”- shkruante Ester Bylyku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...