Vuajtjet e fëmijëve për të shkuar në shkollë, 53 nxënës në një furgon

Në Kamëz ekziston problematika e mbingarkesës së nxënësve në furgonët e transportit për në shkollë.

Shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan nuk ka përfunduar dhe fëmijët kanë kaluar në gjimnazin “Isa Boletini”.

Fëmijë dhe prindër bëhen me dhjetëra në një mikrobus të vogël. E njëjta situatë edhe me shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin në Kamëz. Ndërtesat janë prishur, ndërsa godina e gjimnazit në Babrru është në rikonstruksion.

Kamera e emisionit Stop në Tv Klan ndoqi nga afër këtë problematikë. Në një furgon futen 53 nxënës. Pa shtuar këtu njërin prind apo njërin gjysh që shoqëron të vegjlit.

Prindërit thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi distanca deri në shkollë është 5 kilometra. Në rastet kur mbushen furgonat, disa prindër bëhen bashkë dhe marrin një taksi për t’u larguar.

Drejtuesi e emisionit Stop u bëjnë thirrje institucioneve që të shtojnë numrin e shërbimeve të transportit për nxënësit në shkolla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...