“U shty prapë më duket”, Rudina Dembacaj tregon për planet e shtatzënisë

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ishte e ftuar këtë të premte së bashku me motrën e saj Jereda në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Dy motrat rrëfyen për marrëdhënien e ngushtë të tyre që prej fëmijërisë e deri tani. Ato kanë treguar se përveç marrëdhënies së afërt me njëra tjetrën ato janë shumë të lidhura me vajzat e njëra tjetrës si teze, madje Rudina ka edhe tatuazh me emrin e mbesës së saj.

Gjatë një interviste ndryshe ato u pyetën se kush ka plane të afërta për t’u bërë nënë. Jereda me të qeshur u shpreh se jo, ndërsa Rudina e cila shpesh është komentuar në lidhje me një shtatzëni të mundshme u shpreh se me dashurinë që Marku ka për fëmijët është gjynah të mos e bëjë, por kjo do të vijë kur ajo të jetë gati pasi deri më tani ajo nuk ka qenë gati.

Rudina Magjistari: Cila prej jush e ka në plan të bëhet nënë për herë të dytë? apo të dyja?

Jereda Dembacaj: Unë me thënë të drejtën nuk e kam në plan.

Rudina Dembacaj: Kurse unë bëj sikur e kam në plan. Kjo është një temë që është diskutuar shumë mes meje dhe bashkëshortit tim.

Rudina Magjistari: Po dhe portalet vdesin të të bëjnë pak shtatzënë.

Rudina Dembacaj: Në fakt me dashurinë që ka Marku për fëmijët shpesh herë më vjen keq mos ta bëj dhe një tjetër dhe do nisesha kryesisht nga Marku se Viktoria ka Hanën. Ato janë dy motra dhe nuk do nisesha me idenë mos e lë Vikin vetëm, por unë duhet ta ndiej njëherë të nevojshme se vetëm po e shtyjë këtë planin e fëmijës dhe gjynah nga Zoti ta diskutojmë kaq shumë. Kur të ndihem gati, ende nuk ndihem gati.

Mes batutave Rudina tregon edhe një situatë kur duke bërë plane të reja për karrierën e saj Marku, i cili dëshiron shumë të bëhet sërish baba, pasi e ka dëgjuar i ka thënë “u shty prapë më duket”.

Rudina Dembacaj: Po i flisja Markut për një projekt që kam tani në teatër dhe pas projektit në teatër zhvillova një bisedë për shtatorin tjetër dhe Marku më tha “bravo zemër të lumtë, u shty prapë fëmija më duket”. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...