Të gjithë po flasin për këngën e fundit të Mozzik, Arbana Osmani nuk i mban dot … (foto)

Reperi Mozzik ka publikuar projektin e tij “Të dua”, të cilin kishte ditë që e paralajmëronte dhe ka arritur t’i prekë të gjithë përmes kësaj kënge.

Në rrjete sociale ai pyeste herë pas here “A i keni thënë dikujt ‘Të dua’ sot?”. Shumë njerëz mendonin se do ishte një dedikim dashurie për partneren e tij apo ish-partneren apo sidoqoftë një histori dashurie.

Kënga e fundit e Mozzik është një histori dashurie, por një nga ato histori që vazhdon gjatë gjithë jetës, një dedikim i sinqertë për vajzën e tij, Hanën.

Mozzik tregon dhimbjen e madhe për largësinë nga e bija, që tashmë ka nisur t’i bëjë pyetje që e vënë në siklet si “Pse s’po vjen të flesh me mua dhe mamin?”.

Reperi ka dashur t’i shpjegojë të bijës nëpërmjet këngës arsyet e mungesës së tij, ndërsa fajëson dhe Loredanën për ndarjen e tyre, pa dashur të tregojë më shumë.

Shumë personazhe publike janë prekur nga kjo këngë dhe i kanë dhënë direkt ‘share’ në profilet e tyre sociale. Arbana Osmani, që si nënë e tre fëmijëve tashmë, nuk ka rezistuar por e prekur ka ndarë në InstaStory, videon e Mozzik, teksa shkruan:“I mbani dot lotët?”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...