Puna të mban gjallë në jetë! Shqiptarja, nënë e 5 fëmijëve, bën një punë ‘burrash’ në Belgjikë

Nëse këtu në Shqipëri vazhdon akoma mentaliteti që punët janë të ndara në punë për burra dhe punë për gra, jashtë shtetit nuk ndodh kështu.

Ajkune Olluri është një shqiptare nga Kosova e cila prej 22 vitesh jeton në Belgjikë dhe punon si shofere autobusi, gjë që në fillim dhe asja iu duk e cuditshme.

38-vjeçarja në një intervistë së fundmi në “Ftesë në 5” tregoi historinë e saj shumë të vecantë, që nga fillimet e deri më tani.

Fillimisht pas rregullimit në Belgjikë ajo nuk ka punuar por është marrë me rritjen e fëmijëve. Ajo ka 5 fëmijë, 3 vajza dhe dy djem.

Pasi fëmijët u rritën, Ajkuna ka punuar në punë të tjera, derisa gjeti punën që dëshironte,të cilën e bën edhe sot dhe është shumë e lumtur.

“Mas shumë testeve dhe provave e kam marr autobusin dhe kam shkuar para shkollës, por u panikosa dhe nuk gjeta frenat. Nuk e harroj kurrë si rast dhe mka dhënë mundësi edhe me u kthjellu dhe i kam thënë vetes që ti mundesh me e drejtu”, tregoi Ajkuna.

TE TJERA