Grabitet me armë pika e karburantit/ Policia identifikon dhe arreston autorët, 2 vëllezër nga Shënkolli

Një pikë karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, ra pre e grabitjes me armë nga dy përsona të cilët u identifikuan dhe arrestuan brenda një kohë të shpejtë nga policia.

 

Ngjarja ndodhi gjatë natës në afersi të “Kryqezimit të Shënkollit”, ku dy vëllezer David dhe Mark Lalaj përkatësisht 21 dhe 16 vjeç shkuan me motoçikletë tek pika e karburantit dhe nën kërcënimin e kallashnikovit, i vodhën shitësit xhiron ditore rreth 1 milion lekë të vjetra si dhe aparatin celular.Pas ngjarjes ata arriten të largohen në drejtim të Shënkollit, por përmes kamerave të sigurisë policia arriti të identifikoi dhe i prangosi 2 orë më vonë në afersi të baneses së tyre.

 

Ndërkohë në një zonë me shkurre dhe në një banesë të braktisur, blutë gjeten armën e zjarrit kallashnikov, motoçikletën, skafandrat e motoçikletës dhe veshjet që janë përdorur nga 2 autorët që kryen grabitjen.

 

Vëllezërit nga Shënkolli akuzohen për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim dhe materilet hetimore ju referuan prokurorisë së Lezhës për verpime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...