Ardit Gjebrea jep lajmin befasues, shihni kush do jetë konkurrent në ‘Kënga Magjike’ këtë sezon

Javën e parë në “E diela Shqiptare” filloi njëkohësisht dhe java e parë e prezantimit të konkurrentëve ë këtij sezoni në “Kënga Magjike”, përfshi këtu artistët ‘Big’ dhe ata të rinj ‘Neë Artist’.

Por këtë herë përvec këtyre dy kategorive tashmë të zakonshme për këtë festival, këtë herë i janë shtuar edhe “Big International Artist”, që në fakt është eksperimentuar edhe më parë, por edhe “Neë Artist International”.

Ardit Gjebrea përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar një nga artistët ndërkombëtarë që do të marrë pjesë në “Kënga Magjike” dhe ai është vërtet një emer shumë i njohur.

Bëhet fjalë për Marco Carta-n, artistin e njohur italian, produkt të Amici-t, që në 2009 ka triumfuar edhe në ‘Sanremo’ me këngën “La forza mia’.

Ndërkohë lajmi është bërë i ditur dhe nga vetë këngëtari që përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se është shumë i emocionuar që do të marrë pjesë në këtë Festival.

Kënga që ai do të prezantojë për publikun këtë të dielë titullohet (Forse) non mi basti piu, pra (Ndoshta) nuk më mjafton më.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...