I apasionuar pas shëndetit: Njerëz të sëmurë me kancer janë shëruar me regjimin tim

Hetem Ramadani, biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur për stilin e tij të jetesës dhe pasionit për shëndetin, ishte i ftuari i “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të trajtuar disa tema.

 

Kanceri, diabeti apo ushqimet e shëndetshme ishin disa prej problemeve të shëndetit që u cekën, për të cilat Ramadani nuk hezitoi të ndante disa këshilla. Sipas tij, kanceri është i kurueshëm nëse ndiqet një stil i caktuar jetese, por duhet theksuar se metodat e tij nuk janë të provuara shkencërisht.

 

Hetem Ramadani: Unë kam X raste, nuk po flas në shtëpinë time, brenda mureve të një shtëpie ku nuk dëgjohet zëri, kam thën që kanceri është i kurueshëm, mund të kthehet. Nuk e kuron Hetem Ramadani kam thënë, Hetem Ramadani jep këshilla, sugjerime. Ne kemi shumë pak informata për ushqimin e shëndetshëm ose ato që përmenda, për terapinë e dritës, frymëmarrjen, lëvizjen, të cilat ndihmojnë për të rregulluar hormonet.

 

Te gratë për shembull, një ushqim apo lëvizja, ngritja e peshave për të rregulluar hormonet që janë burim i kancerit, estrogjeni e progesteroni etj, mund të rregullohen me anë të lëvizjes e ngritjes së peshave. Prandaj, nëse kombinohen të gjitha këto, prapë e bëj publike, mund të kurohet, kam rast në familje dhe kam X raste nëpër botë, shqiptarë ose në Gjermani e Amerikë ku njerëz të sëmurë me kancer prostate, lukthi ose zorre të trashë, janë shëruar me regjimin tim.

 

Kombinimi i meditimit, i lëvizjeve ose aktivitetit fizik, terapisë së frymëmarrjes, dalja në natyrë, ecja, vrapimi, sauna, terapia e ftohtë, e ngrohtë që i kam përdorur te ky i afërm në shtëpinë time, është shëruar nga kanceri në gji në metastazë, është kancer agresiv.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...