Armina Mevlani zbulon datën e dasmës, zbulohet kushti që u ka vënë të ftuarve

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha po i japin fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disavjeçare.

 

Përgatitjet e dasmës tashmë janë bërë dhe ftesat janë shpërndarë.

 

Armina zbuloi se dasma mbahet të dielen me 25 shtator ndërsa të ftuar janë më pak se 300 persona.

 

Ka qenë Dalina që i ka zbuluar një kusht që i është vënë të ftuarve e që është: mos hedhja e lekëve.

 

“Do e bëj të madh zarfin, do e lë aty në mes. Doja të hidhja dhe lekë, por Armina tha mos hidhni lekë, kur të kërceni”, tha Dalina Buzi.

 

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës.

 

Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, zbuloi Mevlani duke thënë se më shumë do të flasë pas dasmës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...