AKU NË SHKODËR NIS INSPEKTIMIN NË SHKOLLA PËR SIGURINË USHQIMORE, DERI MË TANI JANË ZBULUAR…

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka nisur kontrollet lidhur me produktet e salçiçeve “Wudy” të cilat kanë rezultuar se kanë një element i cili është i dëmshëm për shëndetin.

 

AKU Shkodër ka nisur kontrollet në gjitha bizneset që tregojnë salçiçet “Ëudy” për të bërë sekuestrimin e tyre. Ndërkohë që prej 15 shtatorit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka nisur inspektimin edhe në shkolla, çerdhe, kopshte dhe shtëpitë e të moshuarve në lidhje me sigurinë ushqimore. Deri më tani janë inspektuar 10 nga 46 subjekte që janë të përfshira në këtë plan pune

 

Në këtë periudhë fokus të veçantë AKU Shkodër ka tek subjektet që shesin produkte konsumi afër shkollave në mënyrë që fëmijët të jenë sa më të sigurtë sa i përket ushqimeve që konsumojnë

 

Pas këtyre kontrolleve që po bën AKU Shkodër do të merren edhe masat përkatëse për ata subjekte që mund të jenë në shkelje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...