Ta rrëqeth shpirtin kjo histori/ Gabimi i mjekëve e la në karrige me rrota, i riu: S’më merr njeri në punë

Një gabim i mjekëve, gjatë një ope rimi, e la përgjithmonë në karrige me rrota 23-vjeçarin Eljo Jahjolli.

“I kanë prerë konornerv, fëmija ishte i vogël, i thashë doktorit, pse e pretë, erdhi e pa dhe më tha edhe jetën time nuk e kam të garantuar, llafe bëmë ne se ngeli fëmija… më shumë ecën zvarrë,

këmbë dorës, kështu është jeta, si kalamajt e vegjël”-shprehet mamaja e 23-vjeçarit.Sot djali i saj i vogël, ia doli të diplomohet për financë- bankë- kontlibitet.

Pret që të nisë një punë, por një sërë problemesh, ndikojnë në këtë dëshirë të tijën.‘Më përpara nuk kam punuar, për të kërkuar po për punuar nuk kam punuar. Disa janë të gatshëm, disa jo.

Ka të bëj infrastruktura, disa njerëz edhe nuk duan, edhe pse është me detyrim”- tha Eljo Jahjolli.23 vjeçari ka një motor me bateri, me të cilin lëviz në qytet. Por duhet të jetë tepër i kujdesshëm, pasi jo të gjithë janë mirëkuptues ndaj gjendjes së tij.

“Trotuaret janë më disa më të vogla, disa më të mëdha, më shumë lëviz në rrugë. Me shoferët kam pasur probleme, që flasin, shoferët nuk duan t’ia dinë…”- thekson ai. Kimetja është tërë kohës pas djalit. Ajo ka dashur shumë që Eljo, të merrte një profesion.

“I thashë një mësueseje tek shkolla, tek ekonomiku, a mund ta vazhdojë çuni im shkollën e lartë, thashë nëse ka aftësi, në të gjitha universitet mund ta çosh Eljon, sa më tha ashtu mua ajo, unë atë desh dhe fillova të kërkoja ku mund ta çoja.Tashmë dëshira me e madhe e saj, është punësimi i djalit. Ndaj i bën thirrje çdokujt që mundet, t’i ofrojë një vend pune Eljos.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...