MAKINAT VIJOJNË TË DËMTOJNË BARRIERAT E BY PASS-it NË SHKODËR…

By Pass-i i Shkodrës vazhdon të dëmtohet nga persona të papërgjegjshëm. Nga vëzhgimi i bërë nga Star Plus u vu re se në shumë pjesë të tij barrierat mbrojtëse janë dëmtuar nga makinat. Dëmtimi i tyre e kthen segmentin në burim aksidentesh si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët që zgjedhin këtë rrugë për të bërë një shëtitje.

 

Nga ana tjetër sikur të mos mjaftonte dëmtimi nga makinat në disa pjesë të këtij segmenti janë hequr barreirat dhe parmakët nga vetë banorët e zonës me justifikimin se i bllokojnë qarkullimin. Në lidhje me këtë gjë banorët e kësaj zone kanë zhvilluar edhe një protestë disa kohë më parë. Sipas tyre barrierat e bëjën të pamundur lëvizjen sidomos në raste të emergjencave shëndetësore apo zjarreve pasi ambulanca dhe zjarrëfikësja nuk kanë se ku të kalojnë.

 

Dëmtime gjithashtu kanë pësuar edhe shtyllat e ndriçimit…

 

Në dhjetor të vitit 2021 By Pass-i i Shkodrës u inagurua nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku. Menjëhere pas inagurimit By Pass-i ka pësuar një sërë dëmtimesh të cilat janë shtuar muaj pas muaji dhe akoma nuk është ndërhyrë për riparimin e tyre.

TE TJERA