“Lavatriçen 4 herë në muaj”, eksperti shpjegon me detaje shpenzimet për 800 kilovat/orë

Kriza energjetike është sfida me të cilën Europa do të përballet këtë dimër.

Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo krizë, e për këtë arsye qeveria ka deklaruar se nga muaji Tetor ato familje që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë do ta paguajnë faturën me 42 Lekë kilovati dhe jo me 9.5.

Por çfarë mund të bëjë një familje shqiptare me 800 kilovat/orë? Cilat janë pajisjet që duhet të mbajë në përdorim dhe sa konsumojnë ato?

Eksperti i ekonomisë Anduel Çekrezi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka përgatitur një tabelë se çfarë mund të bëjë një familje me 2-3 anëtarë duke shpenzuar 800 kilovat/orë në muaj.

Sipas tij, llogaritet që lavatriçja të përdoret 4 herë në muaj, një kondicioner të vihet në punë 2 orë e gjysmë në ditë.

Konkretisht, frigoriferi konsumon 30 kilovat/orë, lavatriçja konsumon 8 kilovat/orë, lavastovilja duhet vendosur në përdorim 8 herë në muaj, bojleri konsumon 5 kilovat/orë, kondicioneri duhet vendosur në punë 2.5 orë/ditë dhe soba elektrike konsumon 30 kilovat/orë në muaj ose 8 kilovat/orë në ditë. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...