Informacionet e çojnë policinë në shtëpinë e 50-vjeçarit, brenda gjejnë…

Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Mat.

 

Policia ka njoftuar se në banesën e tij janë gjetur 3 kilogramë kanabis në proces tharje. Po ashtu, 50-vjeçari me iniciale I.L kishte kultivuar përreth banesës bimë kanabis. Uniformat blu thonë se i kanë asgjesuar ato duke i djegur.

 

“Si rezultat, në fshatin Dukagjin, Mat, në banesën e shtetasit I. L., janë gjetur 3 kg bimë narkotike në proces tharjeje, ndërsa në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, njoftoi policia.

 

Operacioni për kapjen e 50-vjeçarit u kodua “Autumn” (Vjeshta) dhe u realizua si pasojë e informacioneve policore dhe kontrollit të imtësishëm të territorit./

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...