“Vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”/ Ermal Mamaqi e “ngacmoi” për Jozefina Topallin LIVE, ja si reagoi gazetarja e njohur

Gazetarja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli prej më shumë se 1 viti janë në një romancë.

 

 

Së fundmi Cindy ëshë bërë pjesë e progarmit të kërcimit “Dance With Me”, i cili startoi mbrëmjen e djeshme. Pas performancës teksa po merrte mendimet e jurisë, Cindy u vlerësua për elegancën dhe bukurinë e saj, ndërsa vëmendje tërhoqi një koment i Ermal Mamaqit, i cili e ngacmoi modelen edhe në lidhje me romancën e saj me Genar Topallin.

 

“Sindi është ëndrra e çdo vjehrre, nuk e di a je e fejuar apo… bëj shaka se e di mos u përgjigj. Dhe vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”, u shpreh Ermali duke qeshur, megjithatë Cindy nuk zbuloi detaje teksa tha: “Nuk kam unazë, tani kam ardhur vetëm me varëse dhe vathë, unazë nuk kam”.

 

Ka qenë vetë Cindy, e cila në ditën e të dashuruarve ka postuar në “Instastory”, një foto ku shfaqet në krahë të Genarit. Ata duken shumë të qeshur krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu dashurinë mes tyre.

TE TJERA