Shkodër, dy të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim/ Akuzohen për …

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim E.Kroni, 26 vjeç, banues fshatin Bene, Vau i Dejës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 08.09.2022 e ka dënuar 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Shtetasi Edison Kroni, gjatë vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Bene të njësisë administrative Shllak, bashkia Vau i Dejës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Emanuel Kroni, i cili po vuan dënimin për të njëjtën vepër penale. Nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. D., 29 vjeç, banues në fshatin Vallas, Shkodër.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 23.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi A. D. është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vallas”, i zhvilluar në qershor të këtij viti, gjatë të cilit u sekuestruan 246 kg kanabis, u arrestuan 6 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

 

-Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Shkodër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Lekë Gjoni, 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, të cilin Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 22.11.2019, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

TE TJERA