Nxirrni xhupat nga dollapi, meteorologët zbulojnë ç’ndodh nga nesër me motin

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta dhe origjinë veriore.

 

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në orët e mesditës.Në relievet malore këto vranësira hera – herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.

 

Më pas mot përsëri i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek.Hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-15m/sek përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 19°C, në zona e ulëta 6 deri 25°C, në zona bregdetare 12 deri 25°C

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...