“Në fillim bënim xixa”/ E nisën me vështirësi, Gent Zenelaj flet për Saimir Kodrën dhe tregon se…

Prej vitesh Gent Zenelaj dhe Saimir Kodra drejtojnë bashkë një emision investigativ. Fillimisht në ‘Agon Channel’ e tani në TV Klan me “Stop”, ata krijuan një dyshe të suksesshme.

 

Ajo që në fillim nisi me vështirësi duket se tani është kthyer në një partneritet të fort skenik. I ftuar në ‘Wake Up’, Genti zbuloi se ai dhe Saimiri janë si ujë me çokollatën shumë të ndryshëm, por kanë kimi.

 

“Të them të drejtën, unë kam alkimi me të gjithë por përderisa kam kimi me Saimirin… Kam 8 vite, kemi alkimi shumë të mirë, Saimir është në linjën e vet, unë jam në linjën time. Pra jemi si uji me çokollatën për njëri-tjetrin. Unë kaloj mirë me njerëzit, përpiqem të jem pozitiv”– tregoi aktori.

 

Më herët Genti tregoi se gjëja që nuk i pëlqen te kolegu i tij është zëri i lartë. “Saimirin e kam koleg shumë të mirë, por e ka zërin shumë të lart, lale. Të punosh afër Saimirit është si të punosh afër sirenës së qytetit. Ku e gjen gjithë atë zë. Po mundohem t`i gjej një regjistër diku qe t`ia ul pak.”

 

Por nuk ka qenë aspak e thjeshtë për Gentin para 8 viteve , i cili vinte nga spektakle humori si “Portokalli” apo “Apartamenti 2XL”, të vihej në një pozicion më të vështirë, që prek drejtpëdrejtë problematika serioze, në krah të Saimirit, që për dhjetë vite kishte drejtuar “Fiks Fare”.

 

Në një intervistë vite më parë Zenelaj deklaroi se nisja me Saimir Kodrën kishte shumë “xixa”, të cilat u shuan me kalimin e kohës. “Kam patur gjithmonë ëndërr të isha pjesë e një emisioni investigativ. Siç duket, Sajmiri e kishte marr vesh këtë gjë dhe më ftoi ta bënin bashkë një projekt të tillë dhe unë pranova me kënaqësi. Në fillim nuk ka qënë e lehtë, sepse me Saimirin bëmë “xixa”. Ai i kishte hipur një treni që ecte me 300 km/orë, ndërkohë që unë nuk kisha ritme aq të shpejta edhe prej mungesës së eksperiencës në një format të tillë. Megjithatë isha unë ai që duhet të merrte vrull dhe jo të ngadalësonte Saimiri. Tani jemi mirë, kemi kimi mes nesh!” , u shpreh ai në “Tek unë” në IN Tv në 2016.

 

Përveç kësaj, edhe karakteri krejt i ndryshëm bënte punën e tij. Saimiri më i hedhur, më në sulm, kurse Genti natyrë më neutrale, që situatat i kalon me humor. Megjithatë siç e shpjegoi Genti, është Saimiri ai që merr përsipër më shumë problematika mbi organizimin e emisionit. “Saimiri është armë më e hapur, ka sulmin armën më të fortë. Unë kam mburojën, përpiqem t’i kaloj gjërat me humor, ndërsa Saimiri i merr të gjitha problematikat mbi vete, organizon stafin, që në orën 7 të mëngjesit.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...