“Miq apo armiq?” Veprimi i fundit i Atdheut ndaj Arjola Demirit… (FOTO)

Raporti mes ish-konkurrentit të Për’puthen Atdhe Xharavina dhe ish-konkurrentes së Big Brother VIP Arjola Demiri ka qenë plot ulje-ngritje.

 

Teksa njëherë ironizojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe njëherë thonë fjalët më të mira, kurrë nuk është e qartë nëse janë miq apo “armiq”.

 

Lëvizja e fundit e Atdhe Xharavinës në Instagramin e tij duket se ka vendosur pikat mbi “i”. Se fundmi ish-konkurenti ka ndarë një foto të aktores me një urim të veçantë.

 

“Gëzuar ditëlindjen diva,”-shkruan Atdheu në Instastory.

 

As Arjola nuk ka qëndruar indiferente ndaj këtij reagimi. Aktorja e ka ripostuar story-n në Instagramin e saj.

 

Më herët Atdheu ka folur në një intervistë për ‘ Mirage’ ku zbulon se si i kishte raportet me Arjolën . Gjatë periudhës së BBVIP ish-konkurrenti hyri në shtëpinë e famshme për të sqaruar keqkuptimin që pati mes Arjolës dhe Antonela Berishës. Sipas tij ai u ndje i obliguar të rregullonte situatën për hir të shoqërisë që ka me aktoren.

 

Ai tregoi se marrëdhënia mes tyre kishte ndryshuar pak por kanë një miqësi shumë të sinqertë, pa interes dhe mund t’i mbesë hatri për diçka shumë të vogël, por prap gjëra që rregullohen.

 

Atdheu u shpreh se Arjolën do ta mbështesë sa të ketë jetë pasi ajo i është gjendur pranë kur ka ardhur në fillim në Tiranë.

 

TE TJERA