Kritikat dhe ofendimet për eksperiencën në “Big Brother VIP”, Monika Lubonja: Këtu vjen fundi i q…

Monika Lubonja i është rikthyer edhe një herë eksperiencës së saj në “Big Brother VIP” dhe ‘tipit’ të banorit që ajo përfaqësonte.

 

Për këtë ka bërë një paralelizëm me “Grande Fratello” në Itali duke ndarë një video të dy personazheve të moshës së saj atje. Krah Videos në Instagram aktorja shkruan: “Për fat të keq mbyllja paragjykimet, bullizmi, mos të flasë kur gratë sulmojnë gratë, me sharje e ofendime këtu vjen fundi i qytetërimit tek NE.

 

Dhe kemi kthimi mbrapa në vite. Fatkeqësisht. E vështirë që dhe spektaklet tona të kenë lirshmërinë dhe origjinalitetin e vet.”-shkruan ajo, duke shkruar më pas për formatin e organizuar në Itali: “Çlirimi mendor, emancipimi, liria, origjinaliteti e bëjnë e bëjnë një spektakël të ketë një nivel të lartë.”

 

Aktorja ishte thuajse gjithnjë e kuruar, duke i dhënë rëndësinë maksimale veshjes, flokëve dhe “make up”-it gjatë “Big Brother VIP”. Ajo ka marrë komplimente të shumta për këtë, teksa gjithashtu nuk i kursente momentet komike brenda shtëpisë, madje ajo shpesh është bërë virale me kërcimet sensuale me bikini që bënte në shtëpi. Dhe kjo nga ana tjetër ka sjellë kritika ndaj saj.

 

Kohë më parë, në një intervistë Monika tha:

 

“Vritet një grua, dalin, bëjnë protesta, bëjnë të gjitha gjërat. Edhe mediat, edhe gazetarët, ka shumë gazetarë që ngrihen për të drejtat e këtyre grave dhe është më se normale. Ama kur vjen puna e një reality-show, po këto gra, vajza janë ato që gjykojnë të parat në një formë krejt masakër gruan. Jemi po ne gratë dhe kështu që s’kemi pse t’i japim faj burrave. Nëse ne nuk duam njëra-tjetrën ne nuk kemi se si të krijojmë djem të mirë dhe burra të mirë. Nëse një grua në moshën time guxoi të tregonte veten me të mirat dhe të këqijat e veta, me seriozitetin dhe me lojën e saj, me ngjyrat dhe pa ngjyrat, të ngrihen dhe të flasin gazeta dhe portale që bëjnë namin dhe në njëfarë mënyre figurën e gruas e çjerrin dhe e vrasin me gjërat që shkruajë nëpër portale.”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...