Gazetarja braktis “Top Channel”, zbulon projektin e ri që do bashkojë shqiptarët nëpër botë

Gazetarja Ilnisa Agolli është rikthyer në ekran me një projekt të ri i cili edhe këtë herë ka në bosht reportazhet që lidhin akoma më shumë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

 

Pas suksesit në Top Channel me emisionet Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balkan Project”, Agolli vjen me një mision të ri i cili do të rrugëtojë në të gjithë shtetet e botës për të përcjellë prej aty madhështinë dhe thjeshtësinë e tyre.

 

Nën logon e gjigandit mediatik Euronews, gazetarja ka zgjedhur të sjellë ‘’Downtown’’, një program që flet ndryshe, pasqyron ndryshe dhe dokumenton ndryshe jo vetëm bukuritë por edhe kulturat që bashkjetojnë aty.

 

Duke qenë se shqiptarët përherë e kanë pasur të lidhur ngushtësisht jetën e tyre me emigracionin, autorja ka menduar të bashkojë zërat e tyre kudo ku janë në emisionin që do jetë nga ata dhe për ata.

 

Agolli ka përcjellë së fundmi promon në rrjetet sociale, teksa të gjithë presim se cila do të jetë surpriza e radhës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...