“E lashë në përvjetorin e martesës”/ Ish-banorja e “Big Brother Vip” flet për divorcin nga bashkëshorti: Ju tregoj emrin tim të vërtetë

Pavarësisht se qëndroi pak kohë në shëpinë e Big Brother Vip, Xheisara Frisku ishte mjaft e komentuar, jo vetëm për lojën e saj në reality-shoë por edhe për jetën e saj private.

 

Së fundmi Xheisara rrëfeu se emri që ne dimë për të nuk është emri i saj, ajo në të vërtetë quhet Sara, por nga pëlqimi i madh për këngëtaren Xhesi Xhei (Jessie J), i ka shtuar emrit të saj edhe emrin Xhei përpara.

 

Gjatë njët interviste për emisionin “Rudina”, Xheisara foli gjithashtu në lidhje me martesën e shumëkomentuar. Ish-banorja e “Big Brother Vip” tregoi se është martuar dhe divorcuar për një vit, në ditën e përvjetorit të martesës.

 

Biseda:

Pyetje: Ke thënë që je martuar, nuk e di ka qenë shaka apo e vërtetë, më pas ke thënë që je ndarë, si ka qenë historia?

 

Xheisara: Është një gjë që realisht nuk do doja ta flisja fare. Jam martuar dhe jam ridivorcuar. Ishte një dasëm e lezetshme.

 

Pyetje: Sa kohë ka që ka ndodhur dasma?

 

Xheisara: Një vit. Për një vit u pendova.

 

Pyetje: Domethënë je divorcuar së fundmi.

 

Xheisara: Po.

Pyetje: Domethënë sa kohë qëndrove e martuar gjithsej?

 

Xheisara: Një vit.

 

Pyetje: E bëre një vit të plotë të paktën.

 

Xheisara: Sapo kam bërë një vit thash unë…

 

Pyetje: Ta festosh me një divorc përvjetorin e martesës.

 

Xheisara: Në të njëjtën ditë e lashë.

 

Pyetje: Po pse kaq shpejt?

 

Xheisara: Realisht nuk do doja të flisja fare për këtë pjesën. Unë jam shpirt i lirë nuk më lidhen kollaj këmbët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...