19-vjeçari u vra në mes të lokalit, Muhamet Rrumbullaku vizitë blic në Shkodër, porosia për drejtuesit e Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, së bashku me drejtues të Departamentit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme, kanë shkuar në Shkodër.

 

Burime për mediat bëjnë me dije se për rreth një orë ai ka zhvilluar takim me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, lidhur me ngjarjet tronditëse kriminale të cilat kanë ngritur në “këmbë” qytetin e Shkodrës gjatë javëve të fundit.

 

Qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë zbardhja e vrasjes se 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e së dielës në një atentat në një nga kafet e Shkodrës.

 

Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e të gjithë provave qe disponon policia ndërkohë qqë sektori i kriminalistikës pranë Drejtorisë së përgjithshme është vënë në dipozicion të grupit hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur Shkodrën.

 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, ku 19 vjeçari Erjon Xhenje u vra me pesë plumba, teksa ishte i ulur në një nga lokalet e qytetit të Shkodrës. Autorët e vrasjes së 19 vjeçarit u larguan menjëherë nga vend i ngjarjes me një motoçikletë. Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...