“Superaksion” i policisë/ Bastiset stalla e bariut, ka marrë dele kontrabandë

Nuk kanë fund gallatat në Shqipërinë tonë të vogël. Teksa Lul Morina dhe Pëllumb Salillari pasurohen në kurriz të shqiptarëve, të varfrit në Shqipëri “dhunohen” sa më shumë nga ligji.

 

E themi këtë, pasi ajo që ka ndodhur në Devoll, e tregon më së miri se për kë funksionon ligji.

 

Policia e Devollit, ka njoftuar se ka zbular, se një bari, që ka marrë 45 dele kontrabande nga Greqia. Ai i ka futur këto dele përmes kufirit të gjelbër.

 

Vetë policia i ka bastisur stanin bariut, i cili mban familjen me ato dele. Absolutisht, që nuk po inkurajohet kontrabanda, por daullet e ligjit duhet të bien për të gjithë, të barabarta.

 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...