Shqipëria e 12-ta në Europë për rritjen më të lartë të çmimit të bukës

Shqipëria renditet në vend të 12-të në Europë përsa i përket rritjes së çmimit të bukës, gjë kjo që ka tejkaluar mesataren e BE.

 

Për muajin Gusht 2022, buka dhe drithërat janë rritur me 20.4%. Ky është shtrenjtimi më i madh që ka pësuar buka që nga viti 2008 me 35%, raporton INSTAT.

 

Sipas Eurostat, Hungaria, Lituania, Estonia dhe Sllokavia janë vendet më të prekura nga rritja e çmimeve të bukës, teksa ndër vendet më pak të prekura është Zvicra, Norvegjia dhe Franca.

 

Shqipëria është shteti europian me konumin më të lartë të bukës, tregues ky i varfërisë që karakterizon popullin, duke patur drithërat ushqim bazë.

 

Vendi ynë ka shpenzimet mesatare më të larta në rajon në vlerë absolute për banor për bukë e drithëra të cilat janë 220€/vit së bashku me Malin e Zi.

 

Në Ballkan, nivelin më të ulët e ka Maqedonia 157€ e më pas Serbia 164€.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...