Nga xhubletat tradicionale te logo e PD-së, shqiptarja që flet me “Zotin” zbërthen kuptimet e simboleve

Arjana Milo është një simbologjiste, së cilës i ka folur “Zoti” në ëndërr.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo përveç se ka ndarë eksperiencën e saj, ka shpjeguar edhe kuptimin e disa simboleve, duke nisur nga xhubleta deri te logo e Partisë Demokratike.

Xhubleta: Librat e shenjtë janë këtu, ato që janë të shkruara në libra dhe që janë portat e Egjiptit janë këtu. Këtu për shembull kemi 12 pika, si 12 yje, si 12 tributet e izraelit apo 12 mbretëritë që ka Europa. Populli i diellit është këtu. Xhubleta ka spiralen dhe pjesën fundore që i përket hartës, edhe vetë emri xhubleta është i lidhur, gërma “xh” të lidh me “Zotin”. Se x të lidh me kryqin e Jezu Krishtit.

Syri mbrojtës: Na është thënë syri i keq, po kjo është një injorancë. Ajo që është e vërteta është se ky është syri i horës.

Nyja kelte: Lidhja e energjive në tre dimensione. Mendja jonë ecën vetëm me energjinë. Këto të treja janë të ndërthura dhe do të thotë njeriu i shenjtë.

Kryqi: Ky është kryqi i Romës dhe përfaqëson thjesht trupin. Ndërsa kryqi me bazë katrore tregon 4 elementët e jetës, ujin, ajrin, tokën dhe zjarrin.

Ylli i Davidit: Ka të bëjë me rrasën tonë dhe fjala ‘David” ka dy ‘d’ dhe vjen nga populli i diellit.

Partia Demokratike: P është dritarja e dritës, ky hyn drita. Ka shumë për të thënë./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...