Gjatë kësaj jave vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave të ftohta dhe të qëndrueshme, të cilat do të sjellin temperatura të ulëta.
Në zonat malore do të kemi temperatura jo më shumë se 6, apo 7 gradë celcius në orët e para të mëngjesit.
Ndërsa në zonat malore të thella parashikohet të ketë temperatura 4 gradë celcius në mëngjes.
Meteorologu, Hakil Osmani, u shpreh se temperaturat maksimale do të shkojnë këtë javë jo më shumë se 26 gradë celcius në qarkun e Elbasanit, Shkodrës dhe Beratit.
Kjo javë nuk do të ketë shi. Ndërsa fundjava do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe temperaturave të freskëta.