”… është magji”/ Teologu shqiptar: Prindërit, mos t’i lënë fëmijët do të kenë…

Teologu i njohur, Miron Çako ka deklaruar se joga nuk është një sport, por një fe. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka paralajmëruar prindërit se duhet të bëjnë kujdes me fëmijët e tyre.

 

 

Sipas Çakos, joga është një formulë magjike që ti e bën me lëvizje dhe me fjalët që thua, pasi futesh në një botë okulte.

 

“Nëse ti je fetar duhet të kesh bindjen tënde dhe duhet të kuptosh që joga të fut në një tjetër fe. Ti nuk po bën sport. Nëse je fetar nuk duhet të bësh joga se po tradhton besimin tënd.Kur ti bën joga lëvizjet e tua korrenspondojnë me lëvizjet e tyre. Ajo joga që sot ty të ndjejë cik si happy, nesër do të shkatërroj qetësinë, do të fusi në një gjendje tjetër. sa më thellë të futësh nga bregu, aq më të josh ajo qetësi dhe nuk del më.

 

Prindërit duhet të ndërgjegjësohen se fëmija i tyre po merret me fe.Kjo lidhet dhe me magjinë sepse joga është një formulë magjike, sepse lëvizjet mësohen gradualisht.Ai guruja të mëson lëvizjet, më pas të mëson ato tingujt që ai flet.

TE TJERA