Ermal Mamaqi rikthehet në ekran pas shumë vitesh, mësohet emisioni dhe roli që do të ketë

“Dance With Me” do të rikthehet në ekranin shqiptar, në datën 19 shtator. Produksioni tashmë ka treguar se cilët do të jenë 10 personazhet që do të jenë pjesë e këtij programi kërcimi.

 

Ndërsa pak më parë ka zbuluar njërin prej anëtarëve të jurisë në këtë edicion të 8-të.

 

Bëhet fjalë për aktorin dhe producentin shumë të dashur për publikun, Ermal Mamaqi, i cili do të rikthehet në ekran pas disa vitesh nga largimi.

 

Aktor, producent, me nuhatje edhe në botën e biznesit Ermal Mamaqi vjen si pjesë e jurisë së shoë-t më të madh të kërcimit në Shqipëri “Dance With Me”, njofton produksioni në rrjetet sociale. Ndërkohë, më parë është zbuluar se pjesë e jurisë do të jetë edhe balerina Klaudia Pepa.

TE TJERA