Ç’po ndodh?! Dalin të gjitha e-mailet e Antiterrorit, Lulzim Basha do “eleminohej” nga tre persona

Hackerat iranianë kanë publikuar dokumentin e Drejtorisë së Anti-ter rorit i vitit 2017, ku thuhet se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, në atë kohë kryetar i Partisë Demokratike.

 

Sipas dokumentit, tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës.

 

Një ndër të dyshuarit, Afrim Morina nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, ishte i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik droge dhe njihet si një person, i cili ishte i gatshëm të bënte gjithçka për para. Arben Ymeri, nga Prishtina është praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri, shkruan euronews.

 

Ai njihet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë.

 

I dyshuari tjetër, Fatmir Gurgurovci, dyshohet se është përfshirë në atentatin e vitit 2010 ndaj Alfred Mustakës nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, Kosovë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...