Bora Zemani dhe Donald Veshaj të pandarë pas ribashkimit! Çifti tregon dashurinë në çdo detaji, ja veprimi i fundit i moderatores që po bën xhiron e rrjetit

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë treguar se iu pëlqen shumë të shkëmbejnë veshje e aksesorë, gjë që ka marrë përherë vëmendjen e ndjekësve të tyre.

 

Ashtu siç ka ndodhur së fundmi, kur moderatorja postoi një selfie në Instagram ku shfaqej me një kanotiere, kapele dhe syze të bardha. Pikërisht dy aksesorët e fundit janë bërë qendër diskutimi e njerëzve në sektorin e komenteve. Për arsyen e thjeshtë se ia kemi parë edhe Donaldit gjatë “Big Brother VIP”.

 

Tani e vetmja gjë që u ka mbetur është të zyrtarizojnë ribashkimin e tyre në Instagram me një foto ndonëse ata janë ‘kudo’ në rrjetet sociale të njëri-tjetrit.

 

Gjatë puntataë së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas” aktori i humorit ishte veshur sportive, me pantallona dhe një bluze të zezë. Bluzja e veshur nga Donaldi është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga Bora. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.

 

Menjëherë ndjekësit kanë shpërndarë në të gjitha rrjtetet sociale ku mbizotërojnë mbishkrime dhe komente si: “Matchy Matchy”, apo “Konfirmimi i ribashkimit,”

 

Së fundmi ata u kapën “mat” duke darkuar në një restorant në Prishtinë. Ndonëse bënë një tentativë për tu fshehur duke u shfaqur me kapele, sërisht janë fotografuar të buzëqeshur duke biseduar me njëri-tjetrin. Fotot e çiftit më të përfolur në showbizin shqiptar janë publikuar nga “Paparaci”.

 

Më herët këtë javë, moderatorja u vu në qendër të vëmendjes me një postim në Instagram, ku shihej në makinë duke dëgjuar e kënduar këngë popullore për Vlorën. Siç dihet tashmë ajo dhe Donaldi janë nga Vlora.

Megjithatë, çfarë bëri përshtypje ishte fakti se Bora ishte e shoqëruar nga dikush tjetër në makinë. Kjo u vu re pasi personi në fjalë, i cili kudo në rrjet aludohet se ëshë Donaldi, fishkëllente duke tërhequr vëmendjen e moderatores.

 

Gjatë videos Bora vijon të këndojë dhe nuk e zbulon fytyrën e personit që e shoqëron, duke u komentuar përsëri në rrjet.Kujtojmë që Bora dhe Donaldi zgjodhën natën përmbyllëse të “Sunny Hill Festival” në Tiranë për tu shfaqur krah njëri-tjetrit para të gjithëve.

 

TE TJERA