Banka Botërore: Shqipëria ka çmimet më të ulëta të ushqimeve në rajon

Në të dhënat e analizuara në raportin e Sigurisë Ushqimore të përpiluar këtë muaj nga Banka Botërore, Shqipëria rezulton me rritjen më të ulët të çmimeve për produktet ushqimore në rajon.

 

Sipas raportit, vendi ynë ka patur nivelin më të ulët të inflacionit në rajon, ose e thënë ndryshe sa gjyma e rritjes së çmimeve të raportuara në Ballkan për 6 muajt e fundit.

 

Në raport shkruhet se që në fillim të luftës Rusi-Ukrainë, inflacioni i produkteve ushqimore në treg ka qenë 9-15%.

 

Në vendet e tjera të rajonit, Kosovë, Mal të Zi, Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë, inflacioni u regjistrua 24% në korrik.

 

Shkalla më e lartë e inflacionit u raportua në Turqi, me një rritje prej 95% të produkteve ushqimore më shtrenjtë se vitin e kaluar.

 

Sipas qeverisë, falë paketave të ndihmës për popullin në muajt prill dhe shtator çmimet janë rritur në shkallë të ulët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...