SHKODËR/ PAGAT E ZJARRFIKËSVE, “MINIMALJA TË JETË 60 MIJË LEKË”

Nga Nereida Vitoja

 

 

Pagat e efektivëve zjarrëfikës në Shkodër nuk justifikojnë sakrificën e këtyre punonjësve. Kështu ka deklaruar Bashkim Ramaj, shef i ndërhyrhjes së shpejtë në shërbimin e Mbrotjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në bashkinë Shkodër. Ramaj tha se paga e një efektivi zjarrëfikës është mesatarisht 400$ në muaj.

 

Ramaj shtoi se për gatishmërinë e treguar gjatë gjithë verës, janë paguar të gjitha orët shtesë, por sërish nuk është e mjaftueshme. Ramaj sugjeron që paga dysheme për këtë kategori të jetë minimalisht 60 mijë lekë të reja në muaj.

 

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama lajmëroi se qeveria do të rrisë pagat për këto punonjës. Një premtim ky i dhënë disa herë pas lobimit që ka bërë shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, por që ende nuk ka marrë zgjighje.

 

 

TE TJERA