SHKODËR, BANORËT E PASTREHË: NA RIKTHENI NË GODINËN E RE

Nga Senad Nikshiqi

 

Prej gati dy vitesh banorët që jetonin tek godina e ish konviktit të ish shkollës veterinare në Shkodër e cila u përfshi nga një zjarr masiv, janë vendosur tek konvikti i shkollës “Arben Broci” derisa godina ku ishin më përpara të rikonstruktohej.

 

Projekti ka disa muaj që ka përfunduar por banorët nuk janë futur ende brenda godinës së re. Lirie Zekaj është njëra prej gjashtë familjeve e cila jeton në kushte të vështira tek konvikti i shkollës “Arben Broci” dhe kërkon nga ana e bashkisë Shkodër që të rikthehet sa më shpejt tek godina e re.

 

Ardjan Kodraleti është një tjetër banor që ndodhet aktualisht tek konvikti i shkollës “Arben Broci” dhe jeton bashkë me familjen e tij në një dhomë të vogël pas asnjë lloj kushti dhe kërkon që problemi i tyre të zgjidhet sa më shpejt.

 

Bashkia Shkodër dhe OSHEE nuk kanë arritur ende një akt marrëveshje për lidhjen e energjisë elektrike në godinën e re që do shërbejë për të strehuar familjet që nuk kanë një shtëpi të tyren dhe kjo gjë ka zvarritur rikthimin e familjeve në mjediset e reja.

 

TE TJERA