Sherri mes shqiptarëve në Itali, ky është 23-vjeçari shkodran që humbi jetën

Mbrëmjen e kaluar një festë mes shqiptarëvë në Milano është mbyllur me vrasjen e një 23-vjeçari.

 

Një grup shqiptarësh që po festonin në një lokal janë konfliktuar për një femër. Kaq ka mjaftuar që një 34-vjeçar shqiptar të qëllojë me armë ndaj një bashkëkombasi 30-vjeçar.

 

Plumbave nuk ju ka shpëtuar dot një 23-vjeçar shqiptar i cili ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital. I riu që ka humbur jetën quhet Emanuel Rroku me origjinë nga Shkodra.

 

Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar, por ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi u rrah nga shqiptarët e tjerë në lokalin ku po festonin.

 

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një bashkatdhetar 30-vjeçar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME