Murgu që jetoi 82 vjet dhe nuk pa kurrë një grua me sy

Një murg ortodoks në Greqi raportohet të kishte jetuar plot 82 vjet pa parë kurrë ndonjë grua me sy.

 

Mali i Atosit, ku ai kishte shërbyer si murg, kishte politika të rrepta të moslejimit të grave madje as në eksplorimin e ambienteve afër manastirit.

 

”Pa e parë kurrë as edhe një grua me sy, Mihailo Toloto ka vdekur në manastirin e Mt. Athosit në Greqi”, shkruhet në artikullin që daton nga viti 1938.

 

Toloto besohej të kishte lindur diku rreth vitit 1856 dhe ndonëse gjatë kohës së tij ishin shpikur veturat dhe aeroplanët, ai nuk i kishte parë as ato.

 

“Ai s’kishte pasur njashtu as automobil, as film e as aeroplan. Nëna e tij kishte vdekur kur ai kishte lindur, thonë raportimet në Athinë, dhe ai ishte rritur në manastir ku kurrë nuk futet asnjë grua.

 

Ai u bë murg dhe murgjit në manastir ia bënë një ceremoni të veçantë varrimi sepse besonin se ai ishte burri i vetëm që nuk kishte parë kurrë një grua.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...