Djali për nënën: Më vjen instikti ta puth, i vjen era qumësht

Dy vëllezër Eduardi dhe Dashamiri janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ku kanë treguar se sa të lidhur janë me prindërit e tyre.

 

Për shkak të angazhimeve ata nuk ishin pjesë e 50-vjetorit të tyre dhe ata duan që t’i lumturojnë duke i ftuar në emision. Djali i madh Dashamiri, i cili është një njeri mjaft i dhënë ndaj prindërve shprehet se e puth nënën shumë sepse i vjen era qumësht.

 

Ardit Gjebrea: Cila është marrëdhënia që kanë ata të dy me njëri-tjetrin?

 

Eduardi: Ata jetojnë sikur të jenë 20 vjeç. Ti shohësh rrugës duke ecur, ecin 4 orë bashkë dhe dorë për dore.

 

Dashamiri: Kjo është një problem për ne. Kemi probleme me nuset sepse janë bërë xheloze. Thonë merrni shembull nga babi. Ata puthen, përqafohen, dorë për dore. Kurse neve jo puna, jo fëmija.

 

Eduarti tregon se është një tip i ftohte dhe kur takon të ëmën i jep vetëm dorën, kurse Dashamiri e puth 30 herë.

 

Dashamiri: Më vjen instikti ta puth, se kur e puth i vjen era qumësht.

 

Djali për prindërit: Ata janë të rinj, inshallah nuk na bëjnë ndonjë fëmijë tjetër. /tvklan.al

 

TE TJERA