Shqiptarët rrezikojnë jetën me gomone për të ikur në Angli, Rama: Nuk kemi parajsë për t’ju ofruar

Është bërë kryefjalë nëpër media të huaja ikja e shqiptarëve drejt Anglisë duke rrezikuar jetën me gomone.

 

Arsyet janë të shumta, një ndër to mungesa e tregut të punës në Shqipëri, Janë të shumta rastet që një i ri shqiptar që mbaron Universitetin, përfundon kamarier pasi shteti nuk i siguron punë në profesionin që është kualifikuar pas studimeve në Master dhe Bachelor. E vetmja rrugë për disa është të punojnë jashtë profesionit, të qëndrojnë pa punë ose të marrin rrugën drejt Anglisë.

 

Lidhur me këtë fenomen që po vë në rrezik dita-ditës shumë të rinj shqiptarë, ka folur dhe Edi Rama. Kryeministri i vendit në një bashkëbisedim online me gazetarët, Rama nisi të mësojë shqiptarët që me paratë që paguajnë për të ikur në Mbretërinë e Bashkuar, të investojnë në Shqipëri. Rama ndër të tjera, tha se nuk iu ofron dot të rinjve kushte në Shqipëri, por vetëm vullnet.

 

“Shqipëria nuk i ofron dot kushtet e Gjermanisë dhe Britansië së Madhe. Të harxosh 20 mijë 30 mijë paund për të paguar trafikantë, ndëkohë që me aq lekë ti mund të ndërtosh një agroturizëm dhe me atë mund të bësh më tepër lekë se sa mund të bësh nga një punë e rëndomtë në Britani, siguritsht nëse nuk përfshihesh në grupe kriminale, por mund t’ju çojë në ferr kjo gjë. Nuk kemi një parajsë për të ofruar, por kemi vullnetin për një Shqipëri të mirë”, u shpreh Rama.

TE TJERA