Një emër i njohur në emisionin e ‘Top Channel’/ Nga padia për përndjekje ndaj ish-të dashurit, te konfliktet me Arian Çanin. Historia e dashurisë me DJ që përfundoi në dyert e Policisë

Me shumë bujë ka nisur edhe edicioni i katërt i “Përputhen”.

Veç dashurisë, ky format sjell edhe famë për personazhet, ndaj edhe konkurrentët, vit pas viti, duke e ditur këtë fakt angazhohen edhe më shumë për imazhin e tyre në televizion. Konkurrentja e parë e këtij viti ishte Xheni Brahaj.

Jemi të sigurt që sapo ajo u shfaq në publik, menduat ‘ku e kemi parë vallë’. E, në fakt, Xheni nuk është një emër krejt i panjohur për publikun.

Në 2017, në versionin bionde, Xhenin e kemi parë te “Zonë e Lirë” me Arian Çanin. Atëherë në rolin e Sofi, Xheni krijoi famën e saj si imazh televiziv, ndonëse në një rol periferik.

Largimi i saj nga formati u shoqëruar me shumë bujë, duke lënë të kuptohet për probleme që ka pasur me stafin. Në atë kohë, vetë Xheni dha një intervistë, duke sqaruar se nuk kishte ndodhur asgjë dhe largimi kishte qenë si pasojë e angazhimeve të tjera.

Por duket se pas kësaj eksperience, ditë edhe më të këqija e kanë shoqëruar Xhenin, e cila e kushtëzuar nga rrethanat është detyruar t’i drejtohet edhe organeve kompetente. Konkretisht, rreth 2 vite më parë, Xheni ka bërë një padi për përndjekje,

për ish-partnerin e saj, që gjithashtu është një emër i njohur në showbizzin shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në verën e 2020, por duket se gjithçka është shuar pa shumë zhurmë dhe Xheni ka vijuar rrugëtimin e saj.

Nga ana tjetër, ish-partneri i saj, një Dj i njohur, është liruar nga akuzat, duke vijuar jetën e tij, veç se këtë herë larg Xhenit.

Ngjarja është mbajtur e fshehur nga mediat, duke u zgjidhur gjithçka në një kohë të shkurtër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME