Nga restoranti deri tek të ftuarit/ Detaje nga festa private e Fatos Nanos për 70-vjetorin

Ish-kryeministri socialist Fatos nano ka festuar ditën e djeshme 70-vjetorin e lidnjes. Ndonëse pa shumë zhurmë dhe sikur nuk donin të tërhiqnin vëmendjen për këtë ditë të shënuar, ish-lideri nuk e la pa festuar ditëlindjen, në një darkë private i rrethuar nga familjarë dhe miq të ngushtë.

 

Mësohet se restoranti që ka zgjedhur familja Nano, ndodhet në periferi të Tiranës, ku mës miqve të afërt ishte edhe kryebashkiaku i Kavajës. Ky i fundit ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale, ku shprehu gjithë respektin për figurën e Nanos.

 

Familja Nano dhe miqtë e ngushtë kanë zgjedhur një restorant në periferi të Tiranës për të festuar ditën e lindjes së ish-kryeministrit. Mes miqve dhe të afërme të familjes, ka qenë edhe kryebashkiaku i Kavajës, i cili ka publikuar edhe pamjet e festës.

 

Në rrjetet e tij sociale, Redjan Krali, nuk i ka kursyer fjalët e mirë për Fatos Nanon. “Mentori im!, duke vijuar më tej për të thënë se jeta e tij nuk do të ishte e njëjtë pa Fatos Nanon.

 

Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua! Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, shkruan Krali.

 

Në festë ishin më shumë se 20 persona të pranishëm dhe ndër ta ishin vetëm njerëz të rrethit të ngushtë familjar.

 

Daljet e Nanos pas largimit nga politika kanë qënë të rralla, pork jo festë shërbeu për shfaqjen e disa fotove të reja të tij dhe bashkëshortes Xhoana Nano, e cila si gjithmonë mbetet një femër mjaft e bukur.

TE TJERA