Moti i keq përfshin Shqipërinë, Policia e Shtetit del me njoftimin e rëndësishëm

Policia e Shtetit u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjetit se për shkak të motit të keq të tregojnë kujdes, të të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi ka prezencë të lagështirës pothuajse në të gjitha rrugët dhe të inerteve në disa segmente të akseve rrugore.

 

Drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të ruajnë distancën gjatë qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse.Të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë automjetet ose motomjetet, nën efektin e alkoolit.

 

Në të gjitha akset rrugore kryesore, në qendrat urbane dhe akset kryesore rurale, janë prezente shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti dhe përdoruesi rruge që mund të ketë probleme.

 

Gjithashtu policia ka afishuar dhe numrin e telefonit i cili është ne dispozicion të qytetarëve për çdo problem që mund të hasin.“Për çdo problem kontaktoni në numrin falas të Policisë së Shtetit 112 dhe në Komisariatin Dixhital!”, thuhet në njoftim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME