Pushimet verore janë rasti për t’u kthyer me kujtime të paharrueshme, por jo gjithmonë të mira. Arjon Muça, i ftuar në “Rudina” në Tv Klan kujton një nga eksperiencat më ‘përvëluese’ gjatë pushimeve në Napoli.
Udhëtimi i shumëpritur rezultoi me vjedh jen e makinës, e cila as nuk i përkiste moderatorit.Arjon Muça:Eksperiencë shumë e shëmtuar ka qenë ajo e Napolit, e vjedhjes së makinës sepse kisha paramenduar një dyjavësh me makinë që shijoja gjithë bregdetin e Italisë.
Rudina Magjistari: Ishte makinë e jotja apo ishte makinë e marrë me qera? Arjon Muça:Ishte makinë e marrë me qera dhe ishte thi kë me dy pr esa.
Olesia Leço: Shkove në një parkim dhe i dhe çelësat? Arjon Muça:Jo, thjesht ma morën nga parkimi.Rudina Magjistari: Nuk mban njeri përgjegjësi në atë rast?
Arjon Muça:Asnjeri nuk mban përgjegjësi në jug të Italisë. Pjesa më e bukur e historisë që mos ta bëj shumë më të rëndë se ç’ishte, ishte momenti që shkoj për të parë ku ishte makina sepse do merrja diçka dhe shyqyr Zotit, çantat i kisha lënë në hotel dhe makinën poshtë hotelit, por që nuk ishte parkim i mbyllur, ishte parkim për të gjithë.
Nuk e gjeja dhe bindja veten, “hë mo se e ke parkuar çikë më andej” dhe vazhdoja të isha shumë i gëzuar. Shihja më andej dhe thosha “po jo, ekzaktësisht këtu e lashë”.Marr në telefon poli cinë, prapë me një buzëqeshje dhe i thashë” mos vallë ma keni marrë me karrotrec një makinë me këto targa? Nuk ka karrotrec në Napoli”, tha.
“Ku është makina atëherë? Ja se erdhëm të ta shpjegojmë ku ka përfunduar makina”. Makinën e kishin çmontuar në një orë e gjysmë, e kishin bërë pjesë-pjesë. E t’ia vjedhin vlo njatit është kulmi!