“Më gjeni djalin e vetëm”, farmacistja e dëshpëruar pasi uji i rrëmbeu të birin: U mundova ta mbaja…

Farmacistja italiane Silvia Mereu po përjeton një tmerr të vërtetë; Makina e saj u përfshi nga përmbytjet apokaliptike në rajonin Marche.Ndonëse gruaja u përpoq të shpëtonte djalin e saj 8 vjecar, Mattian, uji ia rrëmbeu nga krahët.

 

“Ishte si një forcë mbinjerëzore”, rrëfen ajo për murin e ujit që u përplas me furi në zonë.“U mundova ta mbaja Mattian pranë vetes pasi lashë makinën time, por ishte e pamundur. E kisha në krahë, uji na tërhoqi poshtë dhe e shkuli nga gjoksi im. Djali im i vetëm i adhuruar, ku është tani?”

 

Mes lotësh, Silvia rrëfeu për mediat vendase momentet kur tetëvjecarin e mori rrjedha e ujit, e që prëj atëherë, nuk e ka parë më. Ekipet e kërkim-shpëtimit në zonë po përpiqen ta gjejnë, por deri tani pa sukses.Nga shtrati i spitali, ku po qëndron për shkak të një penumonie të avancuar, Silvia iu lut punonjësve të shpëtimit të shtojnë përpjekjet e tyre.

 

“E di që tingëllon e paarsyeshme, por ju lutem ma ktheni djalin tim”, tha ajo. Corriere della Sera tha se rreth 400 milimetra shi ranë brenda dy orësh, sasi kjo që regjistrohet normalisht në në një periudhë prej 6 muajsh në këtë zonë.

TE TJERA