“Këtë vit e kam mendjen vetëm të bëj…”- Ronela Hajati: Ju shpesh i merrni seriozisht fjalët e mia por…

Ronela Hajati është një personazhet më aktivë në rrjetet sociale.

 

Së fundmi ajo ka ndarë një seri fotosh në profilin e saj në “Instagram” ku shihet mjaft e buzëqeshur, ndërsa shkruan se “po manifeston shëndetin dhe lekun”. Në fund të statusit ajo gjithashtu iu shkruan ndjekësve që “i marrin shumë seriozish autoironitë e saj.”

 

“Të qenit optimiste më ka shpëtuar jetën
Ja përshembull këtu që po qesh po manifestoj shëndetin dhe lekun! Nuk e di ç’më ka zenë këtë vit që e kam mendjen veëm të bëj lek. Unë s’kam qenë kështu, mjaftonte të nxirrja muajin 😂 Mbase Zoti ka menduar të më kthejë lekët që më ka ngrenë bota e egër e artit

😂
P.s Ju lutem se ju shpesh i merrni seriozisht fjalët e mia, ai që bën autoironi thonë që është shumë inteligjent 🍒☠️”– shkruan Ronela.

 

Këngëtarja ka dalë një mbrëmje pak ditë më parë si rrallëherë me miqtë, pasi siç ka treguar edhe vetë nuk është person që del shpesh. Krah postimeve me mikeshat e saj, këngëtarja shkruan në një status: “Bëj si karagjoze, por kam 1000 halle mbi kokë. Nejse se jeta e vështirë është bërë për njerëzit e fortë si puna ime. Ose kush e di haqet e kujt po laj…le që unë s’i hyj njeriu në hak. Dilema të thella miq.”

 

Së fundmi ajo iu bëri një ‘dedikim’ edhe të gjithë paragjykuesëe, duke qenë një personazh jo pak i kritikuar prej kohësh.

 

“Në fund do të të paragjykojnë gjithsesi, ndaj bëj çfarë të duash”- shkruan ajo në një postim në Insastory, duke mos treguar më shumë.

 

Më herët kujtojmë që Ronela ka treguar se ‘Eurovision’ përveç lumturisë i ka shkaktuar edhe shumë stres dhe ka përjetuar ditë të vështira. Ronela është përballur me komente negative dhe kritika nga shumë njerëz, një pjesë e të cilave e kanë konsideruar performancën e saj si “vulgare” dhe “jo të denjë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...