Ja sa rriten pensionet, kush përfiton dhe si dhe bëhet tërheqja e shtesës, Drejtori i ISSH tregon detajet

Drejtori i ISSH-së, Astrit Hado ka treguar se si do të bëhet indeksimi i pensioneve, kush përfiton, sa përfiton dhe ku mund të bëhet tërheqja e parave.

 

Nga data 1 tetor, të gjithë pensionistët do ta marrin pensionin e tyre të indeksuar në masën 6%.

 

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado rikonfirmon se shtesën e miratuar nga qeveria e përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve.

 

Ky është indeksimi i dytë që iu bëhet brenda vitit pensioneve, me qëllimin për të zbutur sadopak efektet që kriza e çmimeve po shkakton në xhepat e shqiptarëve. Duke shtuar edhe indeksimin prej 3.3% që u miratua në muajin prill, rritja e pensioneve për vitin 2022 shkon në masën 9.5%. Nga kjo shtesë përfitojnë 674 mijë pensionistë dhe ajo do të jetë e qëndrueshme dhe në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës të qeverisë.

 

Per me teper shikoni videon

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...