(Foto) Konfirmohet romanca/ Futbollisti i Kombëtares puth Megi Pojanin pasi shënon gol

Një gol konfirmon romancën e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit! Mes thashethemeve qarkullojnë prej muajsh se është në një lidhje me futbollistin e kombëtares, Megi Pojani ka udhëtuar përsëri drejt Turqisë dhe gjejeni se ku është parë? Pikërisht në ndeshjen e Endri Çekiçit.

 

 

Çifti ende nuk e kanë pranuar romancën e tyre por tashmë mund të themi se jemi të bindur që dyshja janë bashkë. “Prova” ishte mbrëmë në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës nga Endri, i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

 

Por më pas kamerat fiksuan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Marsi.

 

Kujtojmë se aktorja kësaj herë nuk është fshehur, pasi udhëtimin e saj e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale. Megi ka treguar në Instagram, se është e shoqëruar nga motrat e saj.

 

Megi është komentuar vazhdimisht kohëve të fundit se ndodhet në një romancë me futbollistin e njohur te kombëtares, Endri Çekiçi.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME