Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore të veriut të Shqipërisë, Fatmira Breçani, ka qenë e ftuara e parë gjatë puntatës së parë të emisionit ‘Glamour Zone’, i cili nisi mbrëmjen e kësaj të premteje, 16 shtator.
Fatmira Breçani, një nga këngëtaret më të vlerësuara të publikut, ka qenë e ftuara e parë dhe ka dhuruar një show të vërtetë.
Moderatorja, Ester Bylyku, i ka kërkuar të vlerësojë me një notë, këngët të cilat janë kthyer në hite verore, të tilla si Don Xhon-‘Katile’, Era Istrefi-‘Bebe’, dhe së fundmi Mozzik-‘Bespreme’.‘Çfarë është kjo, ta dhash e s’ma ktheve?
Nuk përshtatet shumë me gjykimin tim kjo këngë. Gjithësesi unë nuk ia kuptoj të gjitha fjalët, kështu që po i jap notën 7’ u shpreh Fatmira.Pasi i bëri një kamer të fshehtë Gold Ag, dhe i kërkoi të këndonte pa lekë në një koncert për të, Fatmira, zbuloi dhe një histori prekëse, me një këngëtare.Ester Bylyku: Cili koleg, të ka bërë të përlotesh?
Fatmira Breçani: Një kolege më preku. Mua prindërit më kanë vdekur shumë të rinj. Për festa, postova një status për nënën time, dhe një kolege që e kam shoqe, më shkruajti. Ajo më tha: ‘Po diskutoj me nënën time në shtëpi, dhe më vjen keq që ti nuk e ke tënden.’ Kjo më preku shumë.