Sa herë që vizitoni Shkodrën, mos harroni këtë këshillë

Nëse nuk dini se ku të shkoni këtë fundjavë, një alternativë e mirë është Shkodra.

Jo vetëm qyteti i bukur i veriut, por edhe natyra është ftesa e duhur për të eksploruar. Aktivitetet në natyrë, vizitat në institucione fetare, ushqimi i mirë dhe kostoja e ulët janë vetëm disa nga elementët që ‘ngacmojnë’ një udhëtar.

Në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Aurora Piroviq, një guidë natyre, ju harton një plan se ç’mund të bëni në Shkodër nëse e zgjidhni për një fundjavë. E sigurt është që do të argëtoheni shumë.

Aurora Piroviq: Shiroka dhe Zogaj janë dy fshatra ku ti jo vetëm mund t’i vizitosh në pjesën natyrore, jo vetëm shikon liqenin, mund të bësh xhiro me varka, aktivitete të ndryshme ujore, kanoe, boardëatching, por mund të ofrohet edhe kulinari që ne krenohemi me tavën e krapit.

Në këtë vizitë, mund të keni rastin të shihni edhe një shpend të rrallë endemik.

Aurora Piroviq: Unë jam guidë natyrore dhe gjatë gjithë sezonit veror, këtë vit e kemi filluar shumë herët, që nga muaji Prill e deri nga fillimet e Shtatorit, kemi zhvilluar aktivitete ujore, kryesisht ture me kanoe për të vizituar pjesën më të bukur të liqenit, zonën e zambakëve të liqenit, ku dhe ofrohet mundësia e kundrimit të të vetmes koloni folezuese në Shqipëri, dallëndyshe deti faqebardhë që folezon vetëm në liqenin e Shkodrës.

Ky është një shpend shumë i veçantë që gjendet vetëm në liqenin e Shkodrës, normalisht në distancë sepse nuk mund t’u afrohemi aq shumë foleve të këtij shpendi, por kemi edhe turin e pelikanit kaçurrel.

Aurora shpjegon se për të parë më mirë shpendët nevojiten dylbi, ndërsa nuk ka nevojë të jesh një lundërtar profesionist për të vozitur me kanoe. Mjafton që këshillën e saj, të thënë bukur në dialektin shkodran, ta mbani ‘vath në vesh’.

Aurora Piroviq: Unë një këshillë që ia jap turistëve është që asnjëherë në çantë mos të mungojnë syzet, kostumi i banjës dhe një çadër sepse në Shkodër gjithmonë bie nga një fije shi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...